Nuk ka gjë më lënduese se të kuptosh se dikush që ju i besoni nuk është i sinqertë me ju.
Aq shumë sa ndonjëherë përpiqemi të gjejmë mënyra si të justifikojmë mungesën e sinqeritetit të tyre me shpresë që të ruajmë imazhin perfekt që kemi krijuar për ta në mendjen tonë. Sipas, Figueroa sa më i madh të jetë mashtrimi aq më shumë shenja paralajmëruese ka.
Kjo mungesë besimi lidhet gjithashtu me tolerimet tuaja. A shpenzon një kohë të gjatë me “shokët” e tij, të cilëve nuk denjon as ti përmendi emrat?
Megjithatë, nëse nuk keni patur asnjë bisedë për diçka serioze mes jush, atëherë ata kanë të drejtën e plotë të takohen me njerëz të tjerë. Nëse nuk e keni bërë një bisedë të tillë, kjo nuk do të thotë se personi me të cilin po dilni është një lojëtar, por thjesht po eksploron me mundësitë e tij dhe këtu ka një ndryshim të madh.
2. I shmanget përgjegjshmërisë
Nëse dikush ju tregon se nuk po kërkojnë diçka serioze, besojini. Sigurisht, ka plot raste që nisin si marrëdhënie jo serioze dhe përfundojnë duke qenë vetëm për njëri-tjetrin, por të tilla raste janë të rralla. Zakonisht, me persona që nuk marrin përgjegjësitë nuk ka funde të lumtura. Fatkeqësisht, ditët e sotme kanë dalë metoda të reja, ku mund të ‘zhdukesh’ përgjithmonë dhe kështu të mbash disa lidhje njëkohësisht. Hoffman shpjegon se disa sjellje të papërshtatshme do t’ju tregojnë se çfarë ndjen në të vërtetë personi me të cilin ju po dilni.
Nëse qëndrojnë ditë të tëra pa u takuar dhe nuk keni folur, kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse keni bërë plane për të dalë dhe fillojnë ta anashkalojnë, kjo gjithashtu nuk është një shenjë e mirë.
3. Nuk janë të qartë në atë që thonë
Nëse personi me të cilin jeni duke dalë në takime nuk është specifik në detaje se çfarë bëjnë në kohën e lirë, kjo duhet marrë parasysh. Ju gjithashtu duhet të jeni të vëmendshëm nëse nuk tregohet i qartë për statusin tuaj të lidhjes. A e shmangin ata prezantimin si e dashura kur ju prezantojnë tek dikush?