Pas seancës së 22 shtatorit në “Shihemi në Gjyq”, Ardiani ka kërkuar të përballet me ish-gruan e tij, Florencën. Ndryshe nga ç’pritej, në vend të saj erdhi ish-vjehrri, Nazifi ndërsa Florenca i ka premtuar ndërmjetëses të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që do të marrë pjesë përmes një telefonate.
Disa minuta më parë, i ati tha se Florenca s’mund të ishte e pranishme pasi ishte sëmurë. Ky version rezulton ndryshe sepse Florenca thotë se është jashtë Shqipërisë.
Eni Çobani: Aktualisht ku ndodhesh Florenca, se duhet ta dijë publiku?
Florenca: Unë jam jashtë, nuk mund të vija, me gjithë respektin për ju.
Ardian: Po ai babai jot tha është sëmurë moj! O Zot i madh me këta!
Eni Çobani: Je jashtë Shqipërisë.
Ardian: Mbylle fare!
Eni Çobani: Të lutem,nuk është e drejtë që ju të dilni në një seancë publike, të thoni ato gjëra që thatë në drejtim të Ardian Beqos dhe Ilir Beqos dhe mos të vini publikisht, të përballeni me Ardian Beqon!
Ardian: Do të paguash lekët për moralin që i ke shkatërruar familjen tjetrit! I ke futur në sherr! Të doja ty unë sot të më vije, jo babanë tënd se s’kam punë me babanë tënd! Fëmijën e largove te prindërit e mi, ti vije ta takoje te prindërit e mi, kush do të ta nxjerrë më fëmijën ty? Do ta shikosh ti! Ke dy vjet e ikur moj!
Eni Çobani: Florenca, për mua ke bërë shumë gabim që nuk ke ardhur!
Ardian: Ku ke fakti ti moj që më ke futur në sherr mua?
Florenca: Jo, ti ku ke fakte që më je drejtuar mua me ato fjalë?
Ardian: Ti më ke marrë në telefon dhe më ke sharë, pastaj të kam çuar mesazhet unë! Mos më trego mesazhet ti mua e budallallëqe! Të doja sot këtu unë!
Në vijim, Çobani i thotë se djali që ajo pretendon se nuk e takon, ndodhet në prapaskenë pasi priste të takonte nënën e tij. Ndërmjetësja i kërkon që çdo akuzë që Florenca ka thënë në seancën e mëparshme për Ardianin t’ia deklarojë sërish, por vihet re një lëkundje prej saj.
Eni Çobani: Kjo nëna e këtij fëmije të mrekullueshëm që unë kam pasur fatin ta takoj personalisht dhe ka ardhur edhe sot në Televizionin Klan se mendoi dhe i premtuan që do të takojë nënën, Florenca! Nëna nuk ikën nga Shqipëria në qoftë se djalin e do! Kaq po të them!
Florenca: Nuk kam siguri dhe nuk kam ku të jetoj në Shqipëri! Nuk më mbështet asnjë njeri!
Eni Çobani: Atëherë për çfarë e kërkon kujdestarinë e djalit? Ke ardhur të marrësh kujdestarinë e djalit zonjë! Ju dhe të gjithë gratë e Shqipërisë, në qoftë se keni pretendime, diluni përballë si burrat!
Florenca: Unë u qëndroj të gjitha fjalëve që thashë!
Eni Çobani: Pse nuk erdhe? Ke pretenduar që Ardian Beqo nuk është babai i fëmijës! Thuaja pak këtë Ardian Beqos në telefon!
Florenca: Ai më ka akuzuar vetë…
Ardian: Ah mashtruese! Të kam akuzuar unë… prapë fillove të gënjesh moj?/tvklan.al