Një çift me fat në Nju Jork zbulon se gjeti një kasafortë me 100 mijë dollarë brenda teksa po “peshkonin” me magnet në një liqen.
James Kane dhe Barbie Agostini hodhën një litar me një magnet në një liqen në parkun “Flushing Meadoës Corona” në Queens dhe arritën të nxjerrin prej aty me vështirësi një kuti të madhe, që rezultoi të ishte një kasafortë e ndryshkur.
Me hapjen e kutisë së sigurisë, ata gjetën tufa kartëmonedhash 100 dollarëshë të dëmtuara nga uji. Çifti njoftoi policinë, e cila pas verifikimeve tha se kasaforta nuk ishte e lidhur me ndonjë krim kështu që ata mund të mbanin paratë.
Çifti tregon se e nisën peshkimin me magnet gjatë pandemisë Covid-19. Ata thanë se kishin gjetur më parë granata të epokës së Luftës së Dytë Botërore, armë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe një motoçikletë me madhësi të plotë./OraNews