Skandali i ‘Tires’/ Prokuroria kërkon 37 vite burg për sanitaret dhe infermieret

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për skandalin ‘Tire’ në periudhën e Covid0-19. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e sanitares Tire Alldervishi me 7 vite burgim për veprën penale të ‘mashtrimit’ të kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që nga 6 vite burg është kërkuar për infermieret Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Po ashtu dhe 6 vite burg Prokuroria kërkoi për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.

Skandali ‘Tire’ u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo, duke u prezantuar si infermiere, u merrte para në kërkim të shërbimit familjareve të pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë, të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me COVID-19.